Regjimi i Esadit shpall armëpushim të njëanshëm në Idlib

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes njësitë ushtarake të regjimit në Siri duke filluar nga dita e shtunë ka shpallur armëpushim të njëanshëm në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Regjimi i Esadit shpall armëpushim të njëanshëm në Idlib

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se regjimi i Esadit shpalli armëpushim në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes njësitë ushtarake të regjimit në Siri duke filluar nga dita e shtunë ka shpallur armëpushim të njëanshëm në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Qendra Ruse e Pajtimit të Palëve me qëllim të stabilizimit të situatës, u pajtua që ushtria Siriane të deklarojë në mënyrë të njëanshme një armëpushim në Zonën e Çtensionimit Idlib duke filluar nga 31 gushti në orën 06:00 sipas orës lokale”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

 


Lajme të ngjashme