Nënsekretarja e Pentagonit thotë se Turqia është një aleate dhe partnere strategjike

Nënsekretarja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Ellen Lord në prononcimin e saj të bërë në lidhje me nxjerrjen e Turqisë nga programi i avionëve F-35 tha se “Turqia është një aleate dhe një partnere strategjike e ShBA-së".

Nënsekretarja e Pentagonit thotë se Turqia është një aleate dhe partnere strategjike

Nënsekretarja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Ellen Lord në prononcimin e saj të bërë në lidhje me nxjerrjen e Turqisë nga programi i avionëve F-35 tha:  “Turqia është një aleate dhe një partnere strategjike e jonë. Prandaj ne vazhdojmë të bisedojmë”.

Gjatë një konference për shtyp të organizuar në Pentagon në lidhje me proceset e furnizimit të ShBA-së, Ellen Lord iu përgjigj edhe pyetjeve për krizën me Turqinë për çështjen e avionëve F-35.

Duke vënë në dukje se mbi 900 pjesë të avionëve F-35 që prodhohen në Turqi fillimisht do të prodhohen në ShBA, nënsekretarja Lord tha se kompanitë turke do të vazhdojnë me prodhimin e pjesëve deri në mars të vitit 2020.

Lord tha se avionët në pronësi të Turqisë aktualisht ndodhen në bazën ajrore Luke dhe se janë duke punuar mbi harta të ndryshme rrugore për fatin e tyre.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se a do të ndikojë përjashtimi nga programi i F-35 në furnizimin e Turqisë me pajisje tjera nga ShBA-ja Lord tha se “Ne i shikojmë si çështje të ndara F-35 dhe aktivitetet tjera me Turqinë. Kjo temë në mënyrë të qartë është problemi i S-400 (sistemi i mbrojtjes raketore që Turqia bleu nga Rusia) dhe F-35”.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes se a do të ketë kthim nga largimi i Turqisë nga programi i F-35-ës, nënsekretarja e Pentagonit tha: “Sistemi S-400 dhe F-35 nuk përputhen me njëra-tjetrën. Turqia është një aleate dhe një partnere strategjike për ne. Prandaj ne çdo herë do të vazhdojmë të bisedojmë”.

 


Lajme të ngjashme