Izraeli i shqetësuar për një takim të mundshëm Trump-Ruhani

Sipas një lajmi të televizionit izraelit “Kanal 13” Izraeli ka nisur të shqetësohet nga mundësia e rifillimit të bisedimeve ndërmjet ShBA-së dhe Iranit për marrëveshjen nukleare.

Izraeli i shqetësuar për një takim të mundshëm Trump-Ruhani

Mundësia e rifillimit të bisedimeve ndërmjet ShBA-së dhe Iranit për marrëveshjen nukleare ka ngjallur shqetësime në Izrael.

Sipas një lajmi të televizionit izraelit “Kanal 13” Tel-Avivi e ka pritur me një shqetësim të thellë deklaratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump mbi mundësinë e një takimi me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani në rast të krijimit të kushteve korrekte.

Televizioni lajmin e mbështet në deklaratat që 3 ministra dhe 2 zyrtarë të lartë të Izraelit kanë bërë në kushte anonimati për “Kanalin 13”. Sipas lajmit në fjalë mundësia e rifillimit të bisedimeve nuklear mes Uashingtonit dhe Teheranit ka diskutuar shumë herë edhe më parë në mbledhjet e kabinetit të qeverisë.

Tel-Avivi është i shqetësuar se takimi Trump-Ruhani mund të realizohet brenda një kohe shumë të shkurtër, dhe pas këtij takimi mund të marrë fund edhe presioni që administrata amerikane ushtron mbi Iranin.

Nëse kushtet do të jenë korrekte, natyrisht që e pranoj”, kishte thënë Trump në konferencën e përbashkët me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron pas samitit të G7-s, që u mbajt në qytetin Biarritz, për një takim të mundshëm me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani.

Kurse Ruhani i ishte përgjigjur kështu deklaratës së Trumpit: “Nuk do të dëshmojmë asnjë zhvillim pozitiv në lidhje me marrëdhëniet Iran-ShBA pa u hequr sanksionet”.

 


Lajme të ngjashme