Netanyahu paralajmëron regjimin e Esadit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e paralajmëroi regjimin e Bashar Asadit, i cili pretendon se i lejon Iranit të përdorë territorin sirian kundër tyre.

Netanyahu paralajmëron regjimin e Esadit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e paralajmëroi regjimin e Bashar Asadit, të cilin e akuzon se e lejon Iranin të përdorë territorin sirian kundër tyre.

Kryeministri Netanyahu, së bashku me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Aviv Kohav, zhvilluan inspektime në lartësitë e okupuara të Golanit.

Më pas Netanyahu në një prononcim të bërë këtu pretendoi se "Brigada e Jerusalemit" e mbështetur nga Irani dërgoi një njësi speciale në Siri për t’i vrarë izraelitët në Kodrat e Golanit me dronë të pajisur me mjete shpërthyese.

Netanyahu mbrojti qëndrimin që ushtria izraelite ditë më parë në orët e mbrëmjes ndërmori sulme ajrore ndaj objektivave të "Brigadave të Jerusalemit" në afërsi të Damaskut duke u arsyetuar se kanë parandaluar një iniciativë të tillë.

“Ne do të nxjerrin në dritë çdo sulm të Iranit me objektiv Izraelin”, bëri të ditur Netanyahu, ndërsa paralajmëroi regjimin e Esadit me këto fjalë: “Ne nuk do të tolerojmë një sulm ndaj Izraelit nga asnjë vend i rajonit. Çdo vend që lejon  përdorimin e territoreve të tij në sulmet ndaj Izraelit do t’i vuajë pasojat”.

 

 


Lajme të ngjashme