Pentagoni konfirmoi fluturimin e parë të përbashkët mes komandantëve turq dhe amerikanë në Siri

“Sot, udhëheqësit turq dhe amerikanë e kryen fluturimin e parë të zbulimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Turqisë", njjoftoi zëdhënësi i Pentagonit, Sean Robertson.

Pentagoni konfirmoi fluturimin e parë të përbashkët mes komandantëve turq dhe amerikanë në Siri

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, (Pentagon) Sean Robertson në lidhje me fluturimin e parë të përbashkët të kryer në lindje të Eufratit tha se “Në këtë pikëkthesë u arrit në fillim të javës pas formimit të qendrës së përbashkët të koordinimit”.

Zëdhënësi Robertson iu përgjigj pyetjes me shkrim të korrespondentit të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) në lidhje me fluturimin e parë të përbashkët të helikopterëve në lindje të Eufratit në Siri, ku morën pjesë komandantët turq dhe amerikanë.

“Sot, udhëheqësit turq dhe amerikanë e kryen fluturimin e parë të zbulimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Turqisë. Në këtë fluturim të realizuar me një helikopter morën pjesë nga një gjeneral nga të dyja vendet”, deklaroi Robertson, ndërsa shtoi se në këtë pikëkthesë u arrit pas formimit të qendrës së përbashkët të koordinimit.

“Në këtë rast, kjo tregon vendosmërinë tonë për t’i mënjanuar shqetësimet legjitime për siguri në kufirin jugor të Turqisë dhe për vendosjen e sigurisë në verilindje të Sirisë për të parandaluar rishfaqjen e organizatës terroriste DAESH në këtë zonë”, deklaroi Robertson.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar ka deklaruar se gjatë bisedës telefonike të zhvilluar me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper më 21 gusht u arrit në marrëveshje për fillimin me zbatimin e fazës së parë të planit në lidhje me formimin e zonës së sigurt.

Akar ka deklaruar se zona e sigurt është planifikuar të krijohej pa humbur kohë brenda kornizës së parimeve të përcaktuara në kalendar.

Në një postim të bërë në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Twitter shkruhet se “Fluturimi i parë i përbashkët me helikopter me pjesëmarrjen e komandantëve turq dhe amerikanë u zhvillua në kuadër të fazës së parë të formimit të zonës së sigurt në lindje të Eufratit në Siri”.

 


Lajme të ngjashme