ShBA-ja mbështet me logjistikë bazat e saj në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë realizuar një transport të ri me rreth 60 mauna me qëllim për të dërguar mbështetje logjistike për bazat e tyre ushtarake në Siri, të cilat i kanë në zonat që mbahet të pushtuara nga YPG/PKK.

ShBA-ja mbështet me logjistikë bazat e saj në Siri

Sipas informacioneve të marra nga burimet vendore autokolona me rreth 60 mauna mbrëmjen e të enjtes hyri në Siri nga pika e kalimit kufitar Simelka, që ndodhet në kufirin tokësor me Irakun.

Pjesë e autokolonës ishin kamionë të ngarkuar me ndërtesa parafabrikat, blloqe betoni dhe automjete me karroceri të gjatë.

Të njëjtat burime raportojnë se maunat kanë shkuar në bazat ushtarake amerikane që ndodhen në zonat e pushtuara nga YPG/PKK-ja.

Që nga viti 2015 e këtej Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë ta mbështesin me ndihma ushtarake YPG/PKK-në, duke e justifikuar këtë mbështetje logjistike me luftën kundër organizatës terroriste DAESH. Për momentin ShBA-ja ka në Siri 18 baza dhe pika ushtarake dhe rreth 2.000 personel.

 


Lajme të ngjashme