Izraeli arrestoi kameramanin e agjencisë turke AA

Ushtarët izraelitë ndaluan për disa orë kameramanin e agjencisë turke të lajmeve (Anadolu Agency-AA), Hisham Abu Shakra, i cili deshi të xhironte shpërthimin që ndodhi në afërsi të vendbanimit kolon hebre Dolev.

hisam ebu sakra.jpg

Shakra u pengua nga ushtarët izraelitë që të bënte xhirime dhe për një kohë ai u ndalua, ndërsa më pas u la i lirë.

Një izraelit humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në mëngjes rreth vendbanimit ilegal hebre, Dolev në afërsi të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Lajme të ngjashme