Siri – Regjimi hap zjarr provokues ndaj pikës turke të vrojtimit Nr.8

Avionët luftarakë të regjimit të Beshar Esadit kanë hapur zjarr me mitraloz të rëndë afër pikës turke të vrojtimit Nr.8, e cila ndodhet në nënprefekturën Maaretinuman, në juglindje të Idlibit.

Siri – Regjimi hap zjarr provokues ndaj pikës turke të vrojtimit Nr.8

Regjimi i Beshar Esadit ka hapur zjarr provokues ndaj pikës së vrojtimit nr.8 të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Avionët luftarakë të regjimit kanë hapur zjarr me mitraloz të rëndë afër pikës turke të vrojtimit Nr.8, e cila ndodhet në nënprefekturën Maaretinuman, në juglindje të Idlibit.

Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk është shkaktuar ndonjë dëm material.

Pika turke Nr.8 e Vrojtimit ndodhet në zonën Sirman, në veri të provincës Han Sheyhun, të cilën forcat e regjimit nisën të rrethojnë të mërkurën.

Gjatë 10 ditëve të fundit forcat e regjimit po përparojnë drejt jugut të Idlibit, të ndihmuara edhe nga grupet e huaja terroriste që mbështeten nga Rusia dhe Irani.

Që nga firmosja e marrëveshjes së Idlibit (17 shtator 2018) e këtej nga kjo zonë rreth 1 milion civilë kanë mërguar drejt vijës kufitare Siri-Turqi.

Burimet vendore paralajmërojnë se numri i të shpërngulurve mund ti kalojë 1,5 milionët në rast të shtrirjes së sulmeve në provincat Maaretinuman dhe Serakib.

Më 19 gusht regjimi kishte kryer një sulm ajror ndaj autokolonës ushtarake turke ndërsa kjo ishte duke marshuar drejt pikës së vrojtimit nr.9, e ngritur në vendin e quajtur Morik, që ndodhet në jug të pikës vrojtuese nr.8. Si pasojë e këtij sulmi ajror kishin vdekur 3 civilë dhe ishin plagosur 12 civilë.

 


Lajme të ngjashme