Siri – Esadi dhe Rusia morën Han Shejhunin

Në Siri, regjimi i Beshar Esadit me ndihmën e Rusisë ka marrë kontrollin e qytetit Han Sheyhun, i cili u bë i njohur në botë rreth 2,5 vite më parë për shkak të masakrës me armë kimike.

Siri – Esadi dhe Rusia morën Han Shejhunin

Qyteza Han Shejhun ndodhet në jug të Idlibit dhe që nga 2014-a e këtej ajo është kontrolluar nga opozitarët dhe grupet e armatosura kundër regjimit të Esadit.

Në 4 prill të vitit 2017 ky vendbanim zuri vend në krye të agjendës botërore pas masakrës që bëri këtu regjimi i Esadit me armë kimike duke shkaktuar vdekjen e 100 njerëzve.

Turqia, Rusia dhe Irani në takimin që patën në datat 4-5 maj 2017 në Astanë (të Kazakistanit) shpallën Zonën e Çtensionimit të Idlibit, e cila përfshinte edhe qytetin e Han Shejhunit.

Por të gjitha këto përpjekje nuk e shpëtuan dot Han Shejhunin nga sulmet intensive të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij.

Muhamed Hallaxh, drejtori i Zyrës së Koordinimit të Ndërhyrjeve në Siri, një organizatë e njohur vendore, në një prononcim për agjencinë turke të lajmeve AA tha se që nga 9 shkurti e këtej kishin mërguar të 112 mijë civilët që jetonin në këtë nënprefekturë.

Edhe zyra e arkivit të opozitarëve raporton se, pavarësisht që qyteti është boshatisur me shpejtësi nga shkurti e këtej, në sulmet e regjimit dhe mbështetësve të tij kanë humbur jetën 125 civilë.

Të mbështetura nga ajri nga avionët luftarakë rusë dhe në tokë nga grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, ditët e fundit forcat e regjimit kishin përparuar nga periferia e Hamës drejt jugut të Idlibit dhe të enjten morën nën kontroll Han Shejhunin.

 


Lajme të ngjashme