Irani prezanton sistemin e mbrojtjes ajrore “Bavar-373”, prodhim vendës

Irani prezantoi të enjten sistemin e ri të mbrojtjes ajrore me raketa “Bavar-373”, prodhuar me mundësi vendase, i cili pretendohet të jetë në një nivel të përafërt me atë S-400 të Rusisë.

Irani prezanton sistemin e mbrojtjes ajrore “Bavar-373”, prodhim vendës

Sistemi i ri i raketave tokë-ajër me rreze të gjatë veprimi u prezantua në një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin Teheran të vendit, në prani të Presidentit Hassan Rouhani.

Gjatë fjalës së rastit në këtë ceremoni, Rouhani pohoi se ky sistem iranian i mbrojtjes ajrore është “më i fortë se ai S-300 dhe në një nivel shumë afër sistemit S-400 të Rusisë”.

“Bavar-373” është i aftë të asgjësojë objektivat në një distancë prej 200 kilometrash dhe një lartësi prej 17 kilometrash.

Sistemi i ri kaloi me sukses testimet e tij dhe u bashkua me sistemin e mbrojtjes ajrore të Iranit të enjten.



Lajme të ngjashme