Vendet e BE-së do t’i pranojnë emigrantët e parregullt nga anija “Open Arms”

Pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian pranuan të marrin emigrantët e parregullt nga anija “Open Arms”, të cilët pritën 19 ditë në det të hapur.

Vendet e BE-së do t’i pranojnë emigrantët e parregullt nga anija “Open Arms”

Pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian pranuan të marrin emigrantët e parregullt nga anija “Open Arms”, të cilët pritën 19 ditë në det të hapur.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst gjatë konferencës ditore për shtyp tha se Spanja, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Portugalia do t’i pranojnë emigrantët e parregullt nga anija Open Arms.

Ernst theksoi se shpërndarja e emigrantëve në këto vende do të zgjas disa ditë, ndërsa shtoi se Komisioni Evropian do të bëjë atë që është e mundur për të përshpejtuar procedurën.

Rasti i anijes “Open Arms”

Anija e organizatës joqeveritare spanjolle “Proactiva Open Arms” në fillim të muajit në Detin Mesdhe shpëtoi 160 emigrantë të parregullt në tre grupe të ndryshme dhe kërkoi t’i dërgoi në Itali dhe Maltë si porte të sigurta, ndërkaq të dyja këto vende e refuzuan këtë kërkesë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvini duke u bazuar në ligjin e miratuar së fundmi në parlamentin italian, vendosi t’i ndalojë anijes në fjalë hyrjen në ujërat territoriale italiane.

Ndërkohë 13 emigrantë të parregullt u evakuuan për shkak të nevojës urgjente për kujdes mjekësor dhe numri i tyre u ulë në 147.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve të detit dhe të motit në Mesdhe, të mërkurën e kaluar anija bëri thirrje për "emergjencë", ndërsa Gjykata Administrative e Lazios pezulloi ndalimin e Ministrisë së Brendshme italiane për hyrje në ujërat territoriale.

Pas këtij vendimi, anija që transportonte 147 emigrantë u kthye në Lampeduzë dhe iu afrua portit të enjten në mëngjes.

Ndërkohë, 13 emigrantë të tjerë të parregullt që kishin nevojë urgjente për kujdes mjekësor zbarkuan nga anija dhe numri ra në 134.

Pas evakuimit edhe të 9 personave mbrëmë nga anija numri i emigrantëve fillimisht ra në 98 dhe me nisjen e 9 emigrantëve të tjerë duke notuar në drejtim të Lampeduzës, numri i emigrantëve në anije ra në 89.

 


Lajme të ngjashme