Pompeo: Për zgjidhjen e “problemeve të vjetra” nevojiten “ide të reja”

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi Iranin dhe renditi “shkeljet e marrëveshjes bërthamore” dhe emrat e anijeve të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit.

Pompeo: Për zgjidhjen e “problemeve të vjetra” nevojiten “ide të reja”

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri të ditur se për zgjidhjen e “problemeve të vjetra” në Lindjen e Mesme nevojiten “ide të reja”.

Në fjalën e tij të mbajtur në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, Sekretari Pompeo shpesh kritikoi Iranin dhe renditi “shkeljet e marrëveshjes bërthamore” dhe emrat e anijeve të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit.

Ai e akuzoi Iranin për shkaktimin e “terrorit dhe kaosit” në Siri, Irak, Jemen dhe Libi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne monitorojmë nga afër embargon e Këshillit të Sigurimit të OKB për Iranin, e cila do të përfundojë në tetor 2020, dhe kufizimet e udhëtimit për Qassim Sulejmani (Komandant i Forcës së Jerusalemit të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit). Këtë e bënë e gjithë bota. Në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit në seksionin e Iranit kemi një orë që numëron drejt zeros. Koha për të kufizuar aftësinë e Iranit për të forcuar regjimin e tij terrorist po mbaron. Komuniteti ndërkombëtar ka kohë të mjaftueshme për të parë dhe parandaluar trazirat e reja që do të krijohen kur Irani të lirohet”.

Duke vënë në dukje se për zgjidhjen e problemeve në Siri, Jemen, Libi dhe Iran nevojitet një bashkëpunim i madh në rajonin e Lindjes së Mesme, Pompeo tha se për zgjidhjen e “problemeve të vjetra” nevojiten “ide të reja”.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me anijen cisternë të Iranit, për të cilën pretendohet se transportonte naftë në Siri, të bërë gjatë prononcimit të tij për gazetarët pas mbledhjes, Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të sanksioneve do të hedhin çdo hap për të parandaluar që Irani të dërgojë naftë në Siri.

 


Lajme të ngjashme