Maduro konfirmon kontaktet sekrete me ShBA-të

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, konfirmoi se qeveria nën autoritetin e tij ka qenë në kontakt me zyrtarë të lartë nga qeveria e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për muaj të tërë.

Maduro konfirmon kontaktet sekrete me ShBA-të

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, konfirmoi se qeveria nën udhëheqjen e tij ka qenë në kontakt me zyrtarë të lartë nga qeveria e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për muaj të tërë.

Në një fjalim të bërë gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet në qytetin La Guaira, Presidenti Maduro deklaroi se “Me muaj të tërë ka pasur bisedime midis qeverisë së Donald Trumpit dhe qeverisë Bolivarian që unë kryesoj, për të gjetur një zgjidhje konfliktit midis nesh dhe perandorisë së Amerikës së Veriut”.

Duke mos folur drejtpërdrejt për ShBA-të, Presidenti Maduro tha: “Unë dua t'ju them një sekret, ruajeni për mua, sepse bisedime të fshehta u mbajtën në vende të fshehta që askush nuk duhet ti dijë. Sigurisht që jemi dhe do të vazhdojmë të jemi në kontakt”.

Nga ana tjetër, numri dy i qeverisë së Venezuelës, Kryetari i Asamblesë Kushtetuese, Diosdado Cabello, mohoi pretendimet për bisedime sekrete me një person të afërt me administratën Trump.

Ndërkaq Presidenti Maduro theksoi se ai gjithmonë do të mbrojë sovranitetin e Venezuelës, ndërsa shtoi se “Nëse Presidenti amerikan Trump dëshiron të flasë seriozisht një ditë dhe të bëjë një plan për rregullimin e këtij konflikti, ne jemi gjithmonë të gatshëm për të negociuar dhe për të arritur një zgjidhje. Por, nëse na sulmojnë ne do të kundërpërgjigjemi”.

Në anën tjetër Maduro shtoi se disa zyrtarë amerikanë e gënjyen Trumpin në lidhje me Venezuelën dhe se për këtë u vendosën sanksionet ndaj Venezuelës.  

Ndërsa Presidenti Trump në përgjigje të pyetjes se a kanë biseduar me qeverinë e Maduros të bërë gjatë një konference për shtyp tha se “Jemi në kontakt, me Venezuelën dhe bisedojnë nëpërmjet përfaqësuesve të ndryshëm”.



Lajme të ngjashme