Siri – 6 civilë të vdekur nga sulmet e regjimit në Idlib

Në sulmet intensive ajrore që realizuan të hënën në vendbanimet afër Zonës së Çtensionimit në Idlib të Sirisë nga avionët e regjimit të Beshar Esadit dhe Rusisë kanë humbur jetën 6 civilë.

Siri – 6 civilë të vdekur nga sulmet e regjimit në Idlib

Regjimi sirian dhe mbështetësit e tij vazhdojnë sulmet nga toka dhe ajri në provincat Maarratinnuman dhe Han Shejhun, qytezën Temaniye, në fshatrat Marrithirme, Xhibala, Bsida, Rekaya, Nukeyyer, Hish dhe Deyr’Sharki si dhe në provincat Kefer Zita dhe Latamine dhe fshatin Latmin në periferinë veriore të Hamës.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Beretat e Bardha), Mustafa Haxhi Jusuf tha se në sulmet ajrore të regjimit të Esadit dhe Rusisë kanë humbur jetën gjithsej 6 civilë, nga këta 3 në provincën Maarratinnuman dhe 3 në fshatin Hish.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e observatorit të opozitarëve për avionët sulme në provincën Maarratinnuman dhe fshatin Hish kanë realizuar edhe avionët luftarakë rusë.

 


Lajme të ngjashme