ShBA-ja dënoi sulmin ajror ndaj autokolonës ushtarake turke në Idlib të Sirisë

Në deklaratën e saj zëdhënësja Ortagus shkruan se “Regjimi i Beshar Esadit dhe aleatët e tij duhet t’i kthehen armëpushimit të vendosur në Idlib.

ShBA-ja dënoi sulmin ajror ndaj autokolonës ushtarake turke në Idlib të Sirisë

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus bëri një deklaratë nëpërmjet llogarisë në Twitter në lidhje me sulmet ajrore ndaj autokolonës ushtarake turke, e cila ishte duke lëvizur në drejtim të pikës së vrojtimit nr.9 dhe ndaj civilëve në Idlib të Sirisë.

Në deklaratën e saj zëdhënësja Ortagus shkruan se “Regjimi i Beshar Esadit dhe aleatët e tij duhet t’i kthehen armëpushimit të vendosur në Idlib. Pas sulmeve ajrore të pabesë ndaj autokolonës ushtarake turke, u shënjestruan brutalisht civilët, ekipet humanitare dhe ndërtesat. Dënojmë ashpër këtë dhunë që duhet të marrë fund”.

Një sulm ajror u krye të hënën nga regjimi i Bashar Esadit i mbështetur nga Rusia ndaj një autokolone ushtarake turke që ishte duke lëvizur drejt pikës së vrojtimin nr. 9 në Idlib. Në këtë sulm kanë humbur jetën 3 dhe janë plagosur 12 civilë.

Ndërkaq në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare u bë e ditur që “Si rezultat i këtyre operacioneve, që u realizuan në kundërshtim me marrëveshjet, më 19 gusht në orën 05.30 duke e informuar paraprakisht Federatën e Rusisë u fillua me dislokimin e trupave drejt pikës së vrojtimit nr.9 për të mbajtur të hapura rrugët e furnizimit, për të zvogëluar tensionin midis palëve dhe për të parandaluar humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm në këtë rajon. Gjatë dislokimit në fjalë ndaj autokolonës tonë ushtarake në orën 08.55 u ndërmor një sulm ajror si pasojë e të cilit janë vrarë 3 dhe u plagosën 12 civilë që ndodheshin në zonën e autokolonës”.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e dënoi sulmin dhe kërkoi që të merren masat e nevojshme menjëherë.

 


Lajme të ngjashme