OKB e shqetësuar për sulmin ndaj autokolonës turke në Idlib të Sirisë

Stephane Dujarriç, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka thënë se sulmi ajror i të hënës ndaj autokolonës ushtarake turke në qytetin Idlib të Sirisë është shqetësues.

Në brifingun ditor për mediat Dujarriç bëri deklarata edhe për sulmin ajror ndaj autokolonës ushtarake turke që po marshonte drejt Pikës së Vrojtimit Nr.9 në Idlib.

“Sulmi ajror kundër autokolonës ushtarake turke dhe dëmet që ka shkaktuar ky sulm, përbëjnë një zhvillim mjaft shqetësues”,- nënvizoi Dujarriç dhe shtoi: “Ngjarjet e dhunshme në Idlib nuk janë vetëm një problem human, njëherësh ato përbëjnë një rrezik të madh edhe në aspektin e sigurisë rajonale. OKB-ja rikonfirmon apelin e saj për reduktimin e tensionit në veriperëndim të Sirisë sa më parë që të jetë e mundur dhe thirrjen e saj drejtuar palëve për të respektuar armëpushimin e arritur vitin e kaluar nga Rusia dhe Turqia për Idlibin.”

Të hënën ishte kryer një sulm ajror ndaj autokolonës ushtarake turke ndërsa kjo ishte duke marshuar drejt Pikës së Vrojtimit Nr.9 në Idlib të Sirisë dhe si pasojë e këtij sulmi kishin humbur jetën 3 civilë dhe ishin plagosur 12 civilë.

Lajme të ngjashme