Izraeli inkurajon mërgimin e palestinezëve të Gazës

Bëhet e ditur se qeveria izraelite që nga viti i kaluar vazhdon ti nxisë palestinezët që jetojnë në Gazë për të emigruar në vende të tjera.

Izraeli inkurajon mërgimin e palestinezëve të Gazës

Sipas lajmit të “Yedioth Ahronoth”, të cilin gazeta e bazon në deklaratat e një zyrtari qeveritar, por që nuk e jep emrin e tij, Tel-Avivi që nga viti i kaluar vazhdon të inkurajojë migrimin e palestinezëve të Gazës në vendet e tjera.

Çështja është diskutuar në mbledhjen e kabinetit të qeverisë një vit më parë,- sqaron zyrtari duke shtuar se në suazën e kësaj Izraeli ka planifikuar të ndërtojë edhe një aeroport në qytetin Negev, që ndodhet në jug të Izraelit, për palestinezët që dëshirojnë të mërgojnë nga Gaza.

Gjithashtu mësohet se Izraeli ka ‘trokitur në dyert’ e shumë vendeve të Lindjes së Mesme dhe ka zhvilluar bisedime që këto vende të pranojnë emigrantët palestinezë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Vetëm në vitin 2018 nga Gaza kanë migruar 35 mijë palestinezë, sipas gazetës “Yedioth Ahronoth”.

 


Lajme të ngjashme