Siri – YPG/PKK rrëmben 6 vullnetarë

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK vazhdon të mbajë peng që nga 10 gushti punonjësit e dy shoqatave humanitare në Siri, të cilat mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Burimet lokale raportojnë se YPG/PKK punonjësit e shoqatave humanitare i ka rrëmbyer me justifikimin se vullnetarët nuk kanë respektuar direktivat e pjesëtarëve të organizatës në Raka, provincë të cilën organizata e mban të pushtuar.

OJQ-të vendore të mbështetura nga ShBA-ja për 9 ditë nuk kanë marrë asnjë lajm në lidhje me 9 sirianët që punonin në emër të tyre në lokalitetet Afak dhe Eufrat të Sirisë.

Mësohet se YPG/PKK-ja i kishte rrëmbyer sirianët me akuzën se ata kishin lidhje me DAESH-in.

Provincën verilindore siriane të Rakës YPG/PKK-ja e mban të pushtuar që nga tetori i 2017-s.

Lajme të ngjashme