Forcat e Esadit iu afruan nënprefekturës Han Shejhun

Gjatë javës së fundit forcat e regjimit sirian avancuan në zonën rurale të Hamas në jug të Idlibit dhe arritën të vënë në kontroll edhe pikën Fakir që është njëra prej pikave hyrëse në nënprefekturën Han Shejhun.

Forcat e Esadit iu afruan nënprefekturës Han Shejhun

Forcat e regjimit sirian që mbështeten nga grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, forcat speciale ruse dhe mercenarët rusë, po ndërmarrin sulme për të hyrë në nënprefekturën Han Shejhun.

Aktualisht luftimet po vazhdojnë në pikën e kontrollit Nimr që është e cilësisë së hyrjes e që ndodhet 400 metra larg nga nënprefektura.

Gjatë javës së fundit forcat e regjimit avancuan në zonën rurale të Hamas në jug të Idlibit dhe arritën të vënë në kontroll vendbanimin Habit, kodrat Sukejk dhe Teri, çifligjet Kefrejdun dhe Sabaije dhe pikën e kontrollit Fakir.

Forcat e regjimit në këtë mënyrë janë afër për ta ndërprerë autostradën M5 që lidh Halepin me Damaskun e që kalon nëpërmjet nënprefekturës Han Shejhun.

Nënprefektura në fjalë erdhi në rend të ditës pas masakrës së 100 personave nga ana e regjimit të Esadit me armë kimike më 4 prill 2017.

Ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi, më 7 prill goditën bazën ajrore ushtarake Shajrat, ndërsa Misioni i Përbashkët Hetimor (JIM) i ndërmarrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike më 27 tetor 2017 konfirmoi se sulmi në fjalë ishte ndërmarrë nga ana e regjimit.

Turqia, Rusia dhe Irani gjatë mbledhjes së mbajtur në Astanë më 4-5 maj 2017 arritën në marrëveshje për formimin e Zonës së Çtensionimit në Idlib, e cila përfshinë edhe nënprefekturën Han Shejhun.

Megjithatë, Han Shejhun vazhdoi të jetë shënjestra e sulmeve intensive të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij.

Në juglindje të nënprefekturës Morik në një largësi afërsisht 10 km nga Han Shejhun ndodhet edhe një pikë e vrojtimit e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Opozitarët ushtarakë konsiderojnë se nëse sulmet zgjerohen, pika e vëzhgimit në Morik do të rrezikohet me rrethim.

 


Lajme të ngjashme