Afganistan – Sulm me bombë, 12 të vdekur

Dymbëdhjetë civilë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në anë të rrugës në provincën Balkh në veri të Afganistanit.

Afganistan – Sulm me bombë, 12 të vdekur

Muhammed Yusuf , prefekti i zonës Dawlat Abad, tha se një eksploziv i improvizuar i vendosur në anë të rrugës së fshatit Barbar ka shpërthyer në momentin që pranë ishte duke kaluar një minibus me civilë.

Në këtë sulm kanë humbur jetën gjithsej 12 vetë, 7 gra dhe 2 fëmijë, ka sqaruar më tej prefekti Yusuf dhe ka akuzuar Talibanin, ndërkohë që përgjegjësinë e sulmit nuk e ka marrë ende përsipër asnjë grup apo organizatë.

 


Lajme të ngjashme