Afganistan – Shumë të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në një sallë dasmash

Si pasojë e shpërthimit që ndodhi në një sallë dasmash në kryeqytetin Kabul të Afganistanit kanë humbur jetën një numër i madh i njerëzve.

Afganistan – Shumë të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në një sallë dasmash

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës që ndodhi në një sallë dasmash në kryeqytetin KabulAfganistanit kanë humbur jetën 63 persona, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë dhe janë plagosur 182 persona të tjerë.

Bëhet e ditur se sulmuesi kamikaz e hodhi vetën në erë rreth orës 22.40 minuta sipas orës lokale në pjesën ku ndodhej orkestra dhe vendi ku argëtoheshin fëmijët dhe mysafirët e ftuar në sallën e dasmave “Kasri Dubai” që ndodhet në zonën e 6-të të sigurt në kryeqytetin Kabul.

Zëdhënësi i Presidencës së Afganistanit, Sadik Siddiqi, në një mesazh të postuar në Twitter, dënoi sulmin terrorist duke thënë se "Sulmi vetëvrasës i kryer në sallën e dasmave në Kabul na trishtoi të gjithëve. Ky është një krim i rëndë i kryer kundër popullit tonë".

Sulmi në pjesën perëndimore të kryeqytetit Kabul, ku jeton në mënyrë të ngjeshur komuniteti shii Hazara, është sulmi më i përgjakshëm terrorist që nga fillimi i këtij viti në Afganistan.

Ndërkohë që asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë, organizata terroriste Taliban ka bërë deklarata që dënojnë sulmin terrorist në fjalë.

 


Lajme të ngjashme