Irak – Forcat e koalicionit do të respektojnë udhëzimet e Bagdadit për fluturimet ushtarake

“Forcat e koalicionit do të respektojnë udhëzimet e qeverisë irakiane brenda kufijve sovranë të Irakut”, njoftoi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja përmes një komunikate të shkruar.

Irak – Forcat e koalicionit do të respektojnë udhëzimet e Bagdadit për fluturimet ushtarake

Forcat e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të shtunën se do të respektojnë udhëzimet e qeverisë irakiane, sipas të cilave avionët e koalicionit nuk mund të fluturojnë për misione ushtarake në hapësirën ajrore të Irakut pa lejen e Kryeministrit Adil Abdul-Mahdi.

Sipas një komunikate me shkrim nga forcat e koalicionit, komandantët e lartë të koalicionit janë takuar me autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut për të biseduar në lidhje me udhëzimet e Kryeministrit Abdul-Mahdi rreth avionëve të koalicionit.

“Forcat e koalicionit do të respektojnë udhëzimet e qeverisë irakiane brenda kufijve sovranë të Irakut”, theksohet gjithashtu në komunikatën e sipërcituar.

Shefi i Bagdadit zyrtar mori të enjten një seri vendimesh të sigurisë, përfshi këtu edhe anulimin e lejeve për të gjitha fluturimet ushtarake në hapësirën ajrore të vendit.



Lajme të ngjashme