Boris Johnson takim javën e ardhshme me Macron dhe Merkel para samitit të G7-s

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të shkojë javën e ardhshme në Paris dhe Berlin për t’u takuar me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelaren Angela Merkel që të diskutojë për Brexit-in para Samitit 45. të G7-s.

Boris Johnson takim javën e ardhshme me Macron dhe Merkel para samitit të G7-s

“Me shumë mundësi Boris Johnson do të vijë në Paris javën e ardhshme dhe të takohet me Emmanuel Macron”, njoftoi një burim diplomatik francez, pa dhënë detaje mbi datën.

“Parashikohet gjithashtu një takim mes Boris Johnson dhe Angela Merkel në Berlin”, deklaroi të premten zëdhënësi i kancelares gjermane.

Samiti 45. i G7-s do të mbahet më 24–26 gusht 2019, në Biarritz të Francës.

Qeveria e Boris Johnson është shprehur e vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, pavarësisht faktit nëse do ketë arritur të rinegociojë ose jo marrëveshjen e arritur me BE-në. Në fund të korrikut, Brukseli kishte hedhur poshtë kërkesën për të rinegociuar një marrëveshje të re mbi Brexit-in.



Lajme të ngjashme