Bashkimi Evropian bën thirrje për dialog gjithëpërfshirës në Hong-Kong

Bashkimi Evropian u kërkoi të shtunën palëve të ndryshme që të zhvillojnë një dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës për të qetësuar situatën në Hong-Kong.

Bashkimi Evropian bën thirrje për dialog gjithëpërfshirës në Hong-Kong

“Thelbësore është që të jepen prova përmbajtjeje, të kundërshtohet dhuna dhe të merren masa urgjente për të qetësuar situatën”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, përmes një komunikate me shkrim.

Dhjetëra-mijëra manifestues pro demokracisë dolën sërish në rrugët dhe sheshet e Hong-Kongut gjatë një fundjave test për popullaritetin e lëvizjes së tyre, ndërkohë që rritet frika mbi qëllimet e Pekinit.



Lajme të ngjashme