Libi – Qeveria e pajtimit kombëtar merr në dorëzim kufomat e 12 ushtarëve të saj

Trupat e pajetë të 12 pjesëtarëve të forcave të qeverisë u morën në dorëzim nga Çeta Al-Kani e forcave të Haftarit.

Libi – Qeveria e pajtimit kombëtar merr në dorëzim kufomat e 12 ushtarëve të saj

Qeveria e pajtimit kombëtar në Libi deklaroi se kanë marrë në dorëzim trupat e pajetë të 12 personave që ndodheshin në duart e forcave besnike të gjeneralit Halife Haftar.

Në deklaratën e postuar në faqen në Facebook të operacionit “Burkan Al-Gadab”, të filluar nga qeveria e pajtimit kombëtar thuhet se trupat e pajetë të 12 pjesëtarëve të forcave të qeverisë u morën në dorëzim nga Çeta Al-Kani e forcave të Haftarit.

Shumica e forcave të Haftarit në rajon përbëhen nga brigada e 9-të e ardhur nga qyteti Terhune që ndodhet 90 km larg në juglindje të kryeqytetit Tripoli. Pasi që lideri i brigadës është Muhamed Al-Kani ata vetën e quajnë edhe me emrin “Al-Kanijat”.

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Libinë, Gassan Selame më 29 korrik propozoi një armëpushim me rastin e Festës së Bajramit të Kurbanit me qëllim të ndërtimit të besimit mes palëve dhe shkëmbimin e të kapurve dhe kufomave. Qeveria e pajtimit kombëtar dhe forcat e Haftarit e pranuan këtë propozim.

Më 4 prill Hafter urdhëroi një ofensivë për të marrë nën kontroll kryeqytetin Tripoli, ndërsa trupat e qeverisë së pajtimit kombëtar, të cilët kanë legjitimitet ndërkombëtar, e filluan një kundërofensivë kundër tyre.

Në Libi, ku prej vitit 2011 e këtej vazhdon kriza e legjitimitetit, po vazhdojnë luftimet mes forcave legjitime ndërkombëtare të qeverisë së pajtimit kombëtar dhe forcave besnike të gjeneralit Halife Haftar.

 


Lajme të ngjashme