Jordania proteston kundër thirrjes së ministrit izraelit për ndryshimin e statusit të Al-Aksas

Jordania i dërgoi një notë proteste Izraelit në lidhje me thirrjen e ministrit izraelit të Sigurisë Publike, Gilad Erdan për të ndryshuar status quo-në e Xhamisë Al-Aksa.

Jordania proteston kundër thirrjes së ministrit izraelit për ndryshimin e statusit të Al-Aksas

Jordania i dërgoi një notë proteste Izraelit në lidhje me thirrjen e ministrit izraelit të Sigurisë Publike, Gilad Erdan për të ndryshuar status quo-në e Xhamisë Al-Aksa.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë, Sufjan Al-Kudat në një komunikatë me shkrim tha se vendi i tij refuzon thirrjen e ministrit izraelit të Sigurisë Publike, Gilad Erdan për të ndryshuar status quo-në e Xhamisë Al-Aksa për të mundësuar kryerjen e riteve fetare për hebrenjtë dhe të gjitha deklaratat e ngjashme.

Zëdhënësi Kudat paralajmëroi se tentativa për të ndryshuar gjendjen aktuale historike dhe ligjore të Al-Aksas do të sjellë rezultate të rrezikshme.

Ai tërhoqi vëmendjen se sipas ligjeve ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut Izraeli është okupator, ndërsa shtoi se Izraeli duhet t’i përmbushë obligimet e tij dhe të respektoj plotësisht status-quo-në.

Kudat nga udhëheqja e Izraelit kërkoi ndaljen e menjëhershme të iniciativave për ndryshimin e status-quo-së të Al-Aksas dhe tha se Ministria e Jashtme e Jordanisë me qëllim proteste dhe kundërshtimi ndaj deklaratave të ministrit Erdan nëpërmjet kanaleve diplomatike i ka dërguar një notë Izraelit.

Dje ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdan bëri thirrje për ndryshimin e status quo-së së Xhamisë Al-Aqsa me qëllim mundësimin e kryerjes së riteve fetare për hebrenjtë.

Status-quo-ja e Kompleksit Al-Aksa, që është në fuqi prej periudhës osmane e këtej, në Xhaminë Al-Aksa, që administrohet nga Fondacionet Islame të Jerusalemit, lejon kryerjen e riteve fetare vetëm për myslimanët.

Në ditën e parë të festës së Bajramit të Kurbanit, hebrenjtë fanatikë hynë në grupe në oborrin e Al-Aksas.

Policia izraelite ndërhyri kundër palestinezëve që donin të parandalonin hebrenjtë fanatikë të hyjnë në Kompleks dhe plagosi 61 palestinezë. 15 palestinezë të plagosur u dërguan në spitale për kurim.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar mes Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Al-Aksa dhe Fondacionet në Jerusalem janë të lidhura me Ministrinë e Fondacioneve, Çështjeve dhe Vendeve të Shenjta Islame e Jordanisë dhe administrohet nga Fondacionet Islame të Jerusalemit.

 


Lajme të ngjashme