Doha – Përfundojnë bisedimet ShBA-Taliban

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muxhahit në një prononcim për televizionin “Al Jazeera” të Katarit ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje ka përfunduar raundi i 8-të i bisedimeve të zhvilluara mes ShBA-ve dhe talibanëve në Doha.

Doha – Përfundojnë bisedimet ShBA-Taliban

Ka përfunduar raundi i 8-të i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe talibanëve, që mbahen në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Muxhahit, i cili ka folur për televizionin “Al Jazeera” të Katarit, ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje ka përfunduar raundi i 8-të i bisedimeve të zhvilluara në Doha mes ShBA-ve dhe talibanëve.

Duke i përshkruar bisedimet si "konstruktive dhe të gjata", ai tha se palët do të këshillohen me liderët e tyre rreth hapave të ardhshëm.

Ndërkohë Emiri i Katarit, Tamim bin Hamed Al-Thani dhe presidenti i amerikan Donald Trump, në një bisedë telefonike të zhvilluar të enjten e kaluar diskutuan gjithashtu zhvillimet lidhur me bisedimet mes talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 


Lajme të ngjashme