Sulm me armë në një xhami në Norvegji

Një person është plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një xhami në qytetin Baerum në afërsi të Oslos, kryeqytetit të Norvegjisë.

Sulm me armë në një xhami në Norvegji

Një person është plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një xhami në qytetin Baerum në afërsi të Oslos, kryeqytetit të Norvegjisë.

Në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare në Twitter të policisë norvegjeze bëhet e ditur se një person është sulmuar në xhaminë e quajtur “Qendra islame El-Nur” në qytetin Baerum.

Gjithashtu bëhet e ditur se një person është plagosur ndërsa i dyshuari për ngjarjen është arrestuar.

Kurse në gazetën lokale “Budstikka” citohet Irfan Mushtaq, nga këshilli drejtues i xhamisë, të ketë thënë se sulmuesi ishte me kaskë dhe uniformë.



Lajme të ngjashme