Policia izraelite ndërhyn dhe plagos disa palestinezë në Al-Aksa

Policia izraelite ndërhyri brenda Harem-i Sherifit ndaj palestinezëve që kërkonin të pengonin bastisjet e çifutëve fanatikë në kompleksin Al-Aksa.

Policia izraelite ndërhyn dhe plagos disa palestinezë në Al-Aksa

Policia izraelite ndërhyri brenda Harem-i Sherifit ndaj palestinezëve që kërkonin të pengonin bastisjet e çifutëve fanatikë në kompleksin Al-Aksa.

Pas namazit të bajramit, që u fal me një orë vonesë për të ndaluar bastisjet e fanatikëve në Mesxhid-i Aksa, që ndodhet në rajonin e Qytetit të Vjetër në Jerusalemin Lindor, i cili mbahet i pushtuar (nga Izraeli), qindra pelestinezë të mbledhur në portën Al-Megaribe, në anën perëndimore të Harem-i Sherifit, kërkuan nga policia izraelite të mos hapë portën për çifutët fanatikë.

Palestinezët duke thërritur Krijuesin dhe me slogane reaguan ndaj policisë izraelite, ndërkohë që qindra fanatikë çifutë prisnin për bastisjen e Harem-i Sherif në anën tjetër të portës Al-Megaribe.

Autoritetet Islame të Jerusalemit bënë të ditur se policia izraelite përdori gaz lotsjellës, bomba zhurmuese dhe plumba plastikë kundër palestinezëve dhe disa prej tyre mbetën të plagosur, ndër të cilët edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Vakëfeve Islame në Jerusalem, Sheiku Abdulazim Selheb.   

Autoritetet që kërkuan të mbeten anonim, bënë të ditur se policia izraelite arrestoi disa palestinezë, përpiqet të zbrazë Harem-i Sherifin dhe ka mbyllur dyer e tij.

 


Lajme të ngjashme