ShBA-ja vazhdon me dërgesa ushtarake për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë me dërgesat ushtarake dhe logjistike në rajonet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në lindje të Eufratit në Siri.

ShBA-ja vazhdon me dërgesa ushtarake për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë me dërgesat ushtarake dhe logjistike në rajonet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në lindje të Eufratit në Siri.

Agjenca e lajmeve Anadolli (AA) filmoi dërgesat e reja të ShBA-ve nga pika kufitare Simelka mes Sirisë dhe Irakut.

Autokolona e përbërë prej rreth 70 maunave pas hyrjes në verilindje të Sirisë vazhdoi drejt pjesëve të brendshme të vendit.

Me mauna u bartën automjete e blinduara ushtarake, struktura të parafabrikuara dhe makina pune.

Gjithashtu në autokolonë kishte edhe shumë cisterna nafte, ndërsa merrnin pjesë edhe mauna me rimorkio të mbyllura.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në një fjalim të mbajtur më 26 korrik kishte paralajmëruar se “(YPG) PYD-së i japin mijëra maunë të mbushura me armë, municione, të gjitha falas. Kujt i japin? Organizatës terroriste, PKK-së dhe përkrahësve të saj. Kush i jep? Ata që duken sikurse aleatë tanë strategjik".

Ai gjithashtu kishte tërhequr vëmendjen se YPG dhe PKK janë organizatë e njëjtë terroriste, pavarësisht përpjekjeve të ShBA-së për t'i treguar ato të ndarë.

Edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, në bisedimet e bëra me homologët e tij amerikanë, kishte theksuar se zona e sigurt në lindje të lumit Eufrat duhet të vendoset sa më parë, të nxirren elementet e organizatës terroriste YPG/PKK nga ky vend si dhe të mblidhen armët të rënda pas shkatërrimit të strehimoreve në rajon.

 


Lajme të ngjashme