Sekretari Pompeo përshëndeti arritjen në marrëveshje për formimin e zonës së sigurt

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të premten se është i kënaqur me progresin e arritur drejt krijimit të një Qendre të Përbashkët Operacionale në Turqi për të koordinuar krijimin e një zone të sigurt në Siri.

"Jam i kënaqur që bisedimet midis ShBA-së dhe Turqisë çuan në përparim të rëndësishëm drejt krijimit të një mekanizmi të qëndrueshëm të sigurisë për të adresuar shqetësimet tona të përbashkëta të sigurisë në verilindje të Sirisë. Krijimi i një zone të sigurt do të jetë një hap i madh drejt arritjes së paqes dhe sigurisë", tha Pompeo në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, zyrtarët ushtarakë amerikanë mes datave 5-7 gusht zhvilluan takime me homologët e tyre turq në selinë e Ministrisë në Ankara.

Gjatë bisedimeve u arrit në marrëveshje për zbatimin sa më parë të masave të mundshme që do të merren në fazën e parë që do të adresojnë shqetësimet e Turqisë për siguri dhe në këtë kontekst të formohet sa më shpejtë “Zona e Sigurt” për menaxhimin dhe koordinimin e së cilës do të formohet një Qendër e Përbashkët Operative në Turqi.

Lajme të ngjashme