Policia në Azez të Sirisë parandaloi një sulm kamikaz

Në operacionin e kapjes së terroristëve morën pjesë në mënyrë aktive edhe policët turq që ndodhen në këtë nënprefekturë në cilësinë e këshilltarëve.

Policia në Azez të Sirisë parandaloi një sulm kamikaz

Drejtoria e Policisë në Azez të Sirisë njoftoi se ka ndaluar 5 terroristë, të cilët ishin në përgatitje të sulmeve në nënprefekturë.

Ekipet antiterror të policisë më 23 qershor ndaluan 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK-së me bomba dhe 3 persona të tjerë për ndihmë ndaj këtyre terroristëve.

Mësohet se terroristët në fjalë janë kapur edhe me ndihmën aktive të policëve turq që kryejnë detyrën e këshilltarëve në Drejtorinë e Policisë në Azez.

5 terroristë u dënuan nga autoritetet gjyqësore në Azez dhe u dërguan në burg.

 


Lajme të ngjashme