ShBA - Procesi i formimit të “Qendrës së Përbashkët Operative” me Turqinë do të zbatohet gradualisht

Zëdhënësi i Pentagonit, Shon (Sean) Robertson i bëri një vlerësim marrëveshjes së arritur mes vendit të tij dhe Turqisë për formimin e “Zonës së Sigurt” në veri të Sirisë (në kufi me Turqinë).

ShBA - Procesi i formimit të “Qendrës së Përbashkët Operative” me Turqinë do të zbatohet gradualisht

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se procesi i formimit të “Qendrës së Përbashkët Operative”, për të cilën u arrit në marrëveshje me Turqinë, do të zbatohet gradualisht.

Zëdhënësi i Pentagonit, Shon (Sean) Robertson i bëri një vlerësim marrëveshjes së arritur mes vendit të tij dhe Turqisë për formimin e “Zonës së Sigurt” në veri të Sirisë (në kufi me Turqinë).

Robertson, i cili gjatë prononcimit të tij nuk përdori shprehjen “Zonë e Sigurt”, tha se “Në bisedimet ushtarake të mbajtura këtë javë në Ankara, u shënua progres drejt krijimit të një mekanizmi të vazhdueshëm të sigurisë që do t’u përgjigjet shqetësimeve legjitime për siguri të Turqisë, e cila është aleatja jonë në NATO. Në këtë kontekst, për të vazhduar planifikimin dhe zbatimin ne kemi për qëllim për të krijuar në Turqi një " Qendër të Përbashkët Operacionale SHBA-Turqi. Procesi i formimit të mekanizimit të sigurisë do të zbatohet gradualisht. ShBA-ja po përgatitet t’i hedh menjëherë disa hapa dhe vazhdon bisedimet me Turqinë në këtë drejtim”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë mes datave 5-7 gusht zhvilluan takime me homologët e tyre turq në Ministrinë e Mbrojtjes KombëtareAnkara.

Gjatë bisedimeve u arrit marrëveshja për zbatimin sa më parë të masave të mundshme që do të merren në fazën e parë, që do të adresojnë shqetësimet e Turqisë për siguri dhe në këtë kontekst të formohet sa më shpejtë “Zona e Sigurt” për menaxhimin dhe koordinimin e së cilës do të formohet një Qendër e Përbashkët Operative në Turqi.

Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë gjithashtu u dakorduan që “Zona e Sigurt” të ketë edhe një korridor të paqes si dhe të merren të gjitha masat shtesë për të mundësuar kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.

 


Lajme të ngjashme