Liderët e Qipros do të takohen në shtator

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akënxhë (Akıncı) dhe lideri i Administratës Grekoqipriote, Nikos Anastasiades do të takohen në shtator.

Liderët e Qipros do të takohen në shtator

Të premten Akënxhë dhe Anastasiades u takuan në rezidencën e Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Elizabeth Spehar, në zonën tampon të ishullit.

Raportohet se takimi ka zgjatur 3,5 orë dhe sipas deklaratës që është bërë pas takimit liderët kanë rënë dakord për t’u takuar sërish në shtator.

Më 13 korrik Presidenti i RTQV-së i kishte dërguar Anastasides-it përmes Zyrës së Përfaqësues Speciale të OKB-së në Qipro një propozim të ri për krijimin e një komiteti të përbashkët për hidrokarburet.

Propozimi i Akënxhësë synon ta transformojë çështjen e hidrokarbureve nga një fushë tensioni dhe konflikti në një fushë të bashkëpunimit të frytshëm.

Sipas propozimit në fjalë komiteti do të krijohet me pjesëmarrjen në numër të barabartë të anëtarëve nga të dyja komunitetet e ishullit; do të monitorohet nga OKB-ja, kurse BE-ja do të ketë statusin e vëzhguesit.

Propozimi përcakton strukturën e komitetit të përbashkët, synimet dhe metodën e punës, si dhe përmban detaje lidhur me krijimin e një fondi dhe përdorimin e tij.

Ky propozim i palës turke ishte refuzuar nga liderët e partive politike të Administratës Grekoqipriote.

Më 10 korrik Presidenti Akënxhë i kishte dërguar një letër edhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilit i bënte ftesë për t’u angazhuar personalisht me qëllim për të siguruar mbajtjen e një takimi joformal 5-palësh, i cili do të qartësonte ecurinë e procesin drejt një zgjidhjeje të gjithanshme të problemit qipriot.

Pas këtij zhvillimi, zëdhënësi i Administratës Grekoqipriote, Prodomos Prodromou kishte bërë një deklaratë, ku kishte bërë të ditur se qipriotët grekë e kishin pritur me kënaqësi thirrjen e Akënxhësë për mbajtjen e një takimi joformal 5-palësh.

Ndër të tjera Prodromou kishte thënë se lideri grekoqipriot, Anastasiades ishte i gatshëm për t’u takuar me Akënxhë.

 


Lajme të ngjashme