Gutteres: Palët të shmangin hapat për ndryshimin e statusit të Xhamusë dhe Kashmirit

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ftoi të enjten palët e problemit në Xhamu dhe Kashmir që t’u shmangen hapave për ndryshimin e statusit të rajonit.

Gutteres: Palët të shmangin hapat për ndryshimin e statusit të Xhamusë dhe Kashmirit

Zyra e Shtypit të OKB-së njoftoi përmes një komunikate të shkruar se sekretari Guterres po i ndjek nga afër dhe shqetësim zhvillimet në Xhamu dhe Kashmir.

Duke u bërë thirrje Indisë dhe Pakistanit që të veprojnë me maturi dhe vetëpërmbajtje maksimale, ai theksoi se për çështjen e Xhamusë dhe Kashmirit, Kombet e Bashkuara marrin parasysh Kartën e OKB-së dhe rezultat e Këshillit të Sigurimit.

“Palët duhet të shmangin bërjen e hapave në drejtim të ndryshimit të statusit të rajonit. Ky problem duhet të zgjidhet me rrugë paqësore, në kuadër të rezolutave të OKB-së”, deklaroi Guterres lidhur me vendimin e Indisë për t’i dhënë fund statusit special të Xhamusë dhe Kashmirit duke e ndarë rajonin në dy territore të unionit indian: Xhamu-Kashmir dhe Ladakh.

“Statusi përfundimtar i Xhamusë dhe Kashmirit duhet të përcaktohet me metoda paqësore, sipas Kartës së OKB-së”, vlerësoi ai duke iu referuar gjithashtu Marrëveshjes së Simlas (1972) ndërmjet Indisë dhe Pakistanit.

Kreu i Kombeve të Bashkuara potencoi edhe se kufizimet që do të shkaktonin regresin e të drejtave të njeriut në Xhamu dhe Kashmir, janë mjaft shqetësuese.

India anuloi të hënën nenin 370 të Kushtetutës, i cili privilegjonte Xhamunë dhe Kashmirinë prej më shumë se gjysmë shekulli, duke eliminuar strukturën e statusit special të rajonit.

Në Indi, “Drafti për Ristrukturimin e Xhamusë dhe Kashmirit”, i cili e ndan këtë rajon në dy territore të unionit, u miratua fillimisht nga dhoma e lartë e parlamentit federal “Rajya Sabha” (Kuvendi i Shteteve) dhe më pas nga dhoma e ulët e parlamentit federal “Lok Sabha” (Kuvendi Popullor).

Rezolutat e miratuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që nga viti 1948 nënvizojnë se Kashmiri duhet të çmilitarizohet dhe e ardhmja e tij të përcaktohet me votë popullore.

India nuk është në favor të referendumit, ndërsa Pakistani kërkon implementimin e rezolutave të OKB-së.



Lajme të ngjashme