Bregu Perëndimor – Edhe 2.300 banesat të reja ilegale për kolonët çifutë

Lëvizja “Paqja Tani”, një organizatë izraelite e shoqërisë civile, njoftoi të martën në mbrëmje se Tel-Avivi zyrtar ka miratuar ndërtimin e 2.300 banesave të reja për kolonët çifutë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

1249285
Bregu Perëndimor – Edhe 2.300 banesat të reja ilegale për kolonët çifutë

Në raportin e Lëvizjes “Paqja Tani” theksohet se Këshilli i Lartë i Planifikimit, një organ i Administratës Civile të Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territoret Palestineze (COGAT) pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, ka aprovuar ndërtimin e 2.300 banesave të reja në Bregun Perëndimor.

Pasi bën me dije se Këshilli i Lartë i Planifikimit ka miratuar gjithashtu 3 njësi banimi të ndërtuara më herët në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, raporti në fjalë vijon kështu: “Miratimi i planeve kolonizuese janë një pjesë e politikave katastrofike qeveritare që synojnë të pengojnë mundësinë e paqes dhe një zgjidhje me dy shtete, si dhe t’i aneksojnë Izraelit pjesërisht ose plotësisht Bregun Perëndimor.”

Kohët e fundit, qeveria izraelite në drejtimin e Kryeministrit Benjamin Netanyahu ka përshpejtuar ndjeshëm aktivitetet e ndërtimit të njësive banuese për kolonët çifutë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nën pushtim.

Në Bregun Perëndimor, territor palestinez i pushtuar nga Izraeli në vitin 1967, janë ndërtuar rreth 250 vendbanime ilegale. Mbi 400.000 kolonë çifutë që jetojnë në këto vendbanime, po e bëjnë jetën gjithnjë e më të vështirë për palestinezët e Bregut Perëndimor, të cilët jetojnë prej vitesh nën thundrën e pushtimit.

Ligji ndërkombëtar i quan si Bregun Perëndimor ashtu edhe Jerusalemin Lindor si “territore të pushtuara” dhe i konsideron si të paligjshme të gjitha aktivitetet e ndërtimit për kolonët çifutë atje.



Lajme të ngjashme