Afganistan - 42 të vdekur në sulmin me bombë dhe konfliktin e armatosur

Në sulmin me bombë dhe përleshjet me armë që kanë ndodhur në dy qytete të ndryshme të Afganistanit kanë humbur jetën 42 njerëz.

Afganistan - 42 të vdekur në sulmin me bombë dhe konfliktin e armatosur

Ministria afgane e Punëve të Brendshme njofton përmes një komunikate të shkruar se rreth orës 16.00 (me orën lokale) në kryeqytetin e vendit, Kabul është aktivizuar një eksploziv i vendosur në një biçikletë ndërsa pranë saj ishte duke kaluar një automjet në lëvizje i Ministrisë. Raportohet se si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 7 të tjerë.

Përgjegjësinë e sulmit nuk e ka marrë ende përsipër ndonjë grup apo organizatë.

Kurse në qytetin Herat, në kufirin me Iranin, një grup i shkëputur nga Talibani u përlesh me armë me forca besnike të Talibanit për shkak të mosmarrëveshjes së tokës.

Wakeel Ahmat, anëtar i Këshillit Rajonal, tha se si pasojë e këtij konflikti humbën jetën 40 persona.

 


Lajme të ngjashme