OKB-ja dënon sulmet e armatosura të fundjavës në SHBA, cilëson “sulm terrorist” atë në Teksas

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi ngjarjen e dhunshme të fundjavës në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me pasojë vdekjen e 21 vetave, duke e cilësuar atë si “sulm terrorist”.

OKB-ja dënon sulmet e armatosura të fundjavës në SHBA, cilëson “sulm terrorist” atë në Teksas

“Guterres dënoi «sulmin terrorist» në Teksas dhe sulmin e armatosur në qytetin Dejton të Ohajos. Ai bëri thirrje për bashkëpunim në luftën kundër urrejtjes, racizmit, ksenofobisë dhe çdo lloji të diskriminimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Shtyp të kreu të Kombeve të Bashkuara.

Një sulm i armatosur të shtunën vonë në një qendër tregtare të qytetit El-Paso, në Teksas të SHBA-së, u mori jetën 21 personave dhe la të plagosur 26 të tjerë.

Vetëm disa orë pas këtij sulmi, në orët e para të së dielës, 9 persona të tjerë u vranë si pasojë e një sulmi me armë zjarri përpara një bari në qytetin Dejton të Ohajos.

Pas hetimeve nga njësitë e sigurisë amerikane, u njoftua se të dyja sulmet kishin motive të “racizmit/supremacisë së bardhë”, ndërsa sulmi në Teksas u vlerësua si “terrorizëm i brendshëm”.

Nga ana e tij, Presidenti amerikan, Donald Trump, theksoi se urrejtja dhe racizmi/supremacia e bardhë duhet të dënohen nga të gjithë.



Lajme të ngjashme