SHBA-ja shpall 5 ditë zi kombëtare për viktimat e sulmeve të armatosura gjatë fundjavës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën të dielën 5 ditë zi kombëtare për viktimat e sulmeve të armatosura në Teksas, Ohajo dhe Ilinois.

SHBA-ja shpall 5 ditë zi kombëtare për viktimat e sulmeve të armatosura gjatë fundjavës

Uashingtoni zyrtar bëri me dije se 5 ditë zi kombëtare janë shpallur pas sulmeve me armë zjarri, të cilat u morën jetën 20 vetave dhe plagosën 26 të tjerë në qytetin El-Paso të Teksasit, lanë të vrarë 9 dhe të plagosur 27 njerëz në Dejton të Ohajos, si dhe i morën jetën 1 personi e plagosën 3 të tjerë së fundmi në Ilinois.

Ndërsa Presidenti Donald Trump tha nga ana e tij se urrejtja nuk ka vend në SHBA.

“Urrejtja nuk ka vend në SHBA. Ne do të garantojmë që kjo të ndodhë. E gjithë kjo duhet të ndalojë. Ndodh prej vitesh. Ne duhet ta ndalojmë”, deklaroi Trump pas sulmeve të armatosura gjatë fundjavës.

Kurse në një seri postimesh në rrjetin social “Twitter”, lideri amerikan u shpreh me këto fjalë: “Sot autorizova uljen e flamujve në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat e Qeverisë Federale për nder të viktimave të tragjedive në El-Paso të Teksasit dhe Dejton të Ohajos. Flamujt në Shtëpinë e Bardhë do të ulen sot deri të enjten, 8 gusht. Unë dhe Melania po lutemi për të gjithë ata që preken nga ky akt i papërshkrueshëm i së keqes!”



Lajme të ngjashme