Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Tjetër sulm i armatosur në SHBA, të paktën 10 të vrarë përpara një bari

Një tjetër hapje zjarri ndaj turmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë herë në qytetin Dejton të Ohajos, ka lënë të vrarë 10 persona në afërsi të një bari.

Tjetër sulm i armatosur në SHBA, të paktën 10 të vrarë përpara një bari

Siç bën të ditur Drejtoria e Policisë së Dejtonit përmes medias sociale, një sulm i armatosur është kryer të dielën përpara një bari në qendër të distriktit të Oregonit, në orën 01:22 sipas kohës lokale.

Ekipet policore në afërsi të vendngjarjes ndërhynë duke neutralizuar agresorin brenda një kohe të shkurtër.

Në këtë sulm, ku mbetën të vrarë 10 veta së bashku me agresorin, u plagosën edhe 16 të tjerë, të cilët u dërguan menjëherë për kurim në spitalet më të afërta.

Gazetari Derek Myers shkroi se sulmuesi ishte një burrë i bardhë i armatosur rëndë.

Ndërkaq policia është vënë në kërkim të një të dyshuari të dytë, i cili është larguar me makinë.

Policia dhe Zyra Federale e Hetimeve (FBI) janë duke vazhduar hetimet në vendngjarje.



Lajme të ngjashme