Iran – Konfiskohet një anije cisternë me naftë kontrabandë

Irani ka konfiskuar në gjirin Persik një anije cisternë të huaj, për të cilën pretendohet se transportonte 700 mijë litra naftë kontrabandë, si dhe ndaloi 7 personat e huaj në bordin e saj.

1247551
Iran – Konfiskohet një anije cisternë me naftë kontrabandë

“Ne konfiskuam të mërkurën në gjirin Persik një anije cisternë të huaj me naftë kontrabandë”, deklaroi Ramazan Zirahi, një prej komandantëve të Forcave Detare të Trupave të Gardës së Revolucionit, për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve “Fars”.

Zirahi theksoi gjithashtu se janë ndalur 7 persona që tentonin të dërgonin kontrabandë 700 mijë litra hidrokarbure në vendet arabe të Gjirit.

Ndërkaq mbetet e paqartë kombësia e anijes së konfiskuar dhe tërhequr në ishullin Farsi për procedurat ligjore.

Muajin e kaluar, Irani konfiskoi një anije cisternë me flamur britanik në ngushticën strategjike të Hormuzit, si kundërpërgjigje për konfiskimin e një anijeje iraniane në territorin britanik të Gjibraltarit.



Lajme të ngjashme