Afganistan – Forcat e sigurisë kryejnë operacione të shkallës së gjerë, vriten dhjetëra talebanë

Forcat afgane të sigurisë kanë vrarë të enjten dhjetëra militantë talebanë gjatë operacioneve të organizuara në provincat Logar dhe Kandahar.

Afganistan – Forcat e sigurisë kryejnë operacione të shkallës së gjerë, vriten dhjetëra talebanë

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Logarit, Shahpur Ahmadzai, bëri me dije se janë informuar të mërkurën vonë rreth një mbledhjeje shumë militantëve në Azara, një lokalitet rreth 100 km nga kryeqyteti Kabul i vendit, në përgatitje për të ndërmarrë një sulm të madh në zonë.

Ahmadzai theksoi se gjatë operacionit të forcave afgane të sigurisë në Azara janë vrarë 45 dhe plagosur 15 anëtarë të Talebanit, si dhe ka rënë në krye të detyrës 1 oficer i sigurisë dhe janë plagosur 8 të tjerë.

Ndërsa Jamal Nasir, zëdhënës i Drejtorisë së Policisë së provincës jugore të Kandaharit, njoftoi se të paktën 22 militantë talebanë u vranë në një operacion të përbashkët të forcave amerikane dhe afgane.

Ai tha se militantët sulmuan një postbllok në distriktin e Arghistanit, ngjarje kjo që i detyroi forcat e sigurisë të kërkojnë mbështetje ajrore.

“Ofensiva ajrore amerikane, e kombinuar me sulme tokësore nga forcat afgane, la 22 kryengritës të vrarë dhe 11 të tjerë të plagosur”, theksoi Nasir.

Ndërkaq s’ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga talebanët në lidhje me këto dy incidente.

Megjithatë zëdhënësi i grupit në fjalë mori përgjegjësinë për një sulm tjetër me pajisje shpërthyese të improvizuar ndaj një postblloku në Kabul, ku humbën jetën 2 policë.

Afganistani po bëhet skenë e një përshkallëzimi të dukshëm të dhunës kohët e fundit në vazhdën e bisedimeve të përtëritura të paqes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Talebanit në kryeqytetin Doha të Katarit.



Lajme të ngjashme