Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sulm i përgjakshëm ndaj zyrës së fushatës zgjedhore në Afganistan, Turqia shpreh ngushëllimet

20 persona kanë humbur jetën në sulmin me armë dhe bombë ndaj zyrës së fushatës zgjedhore të Emrullah Salih, i cili është treguar si kandidat për postin e ndihmësit të parë të Presidentit Eshref Gani, për zgjedhjet presidenciale.

Sulm i përgjakshëm ndaj zyrës së fushatës zgjedhore në Afganistan, Turqia shpreh ngushëllimet

20 persona kanë humbur jetën në sulmin me armë dhe bombë ndaj zyrës së fushatës zgjedhore të Emrullah Salih, i cili është treguar si kandidat për postin e ndihmësit të parë të Presidentit Eshref Gani, për zgjedhjet presidenciale, që do të zhvillohen në 28 shtator.  

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se më kryeqytetin Kabul, në sulmin ndaj zyrës së punës ku zhvillonte fushatën Salih, janë plagosur edhe 50 persona.

Deri më tani sulmi nuk është sipërmarrë nga askush.

Salih, i cili u nxor nga ndërtesa dhe u dërgua në një zonë të sigurt, ishte plagosur në krah.

Në përleshjen e përjetuar pas sulmit, forcat e sigurisë vranë 3 sulmuesit.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale Twitter, Presidenti Eshref Gani tha se gjendja shëndetësore e Salihit është e mirë.

Në Afganistan dje filloi zyrtarisht procesi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 28 shtator në këtë vend.

Ndërkaq Turqia dënoi sulmin me armë dhe bombë ndaj zyrës zgjedhore në kryeqytetin Kabul.  

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se është mësuar me hidhërim të madh për humbjen e jetëve të 20 personave në sulmin terrorist në fjalë dhe për plagosjen e shumë personave, ndër të cilët edhe kandidati për zëvendëspresident.

“Dënojmë fuqishëm këtë sulm të urryer që merr në objektivë të drejtat demokratike të popullit afgan” shkruhet në deklaratë dhe vijohet me fjalët: “Dëshirojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në sulm, qeverisë dhe popullit mik të Afganistanit i shprehim ngushëllimet tona si dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë. Urojmë që procesi i zgjedhjeve presidenciale në Afganistan të realizohet në paqe dhe në një atmosferë të sigurte”.



Lajme të ngjashme