Gjermani – 12.000 raste me dhunë policore, dihen vetëm 2.000

Kriminalisti Tobias Singelstein nga universiteti “Bochum” thotë se në vit në Gjermani ndodhin 12 mijë raste të dhunës policore, por nga këto vetëm 2 mijë bëhen publike, pasi raste merren në ndjekje nga prokurorët.

1243966
Gjermani – 12.000 raste me dhunë policore, dihen vetëm 2.000

Në vit në Gjermani shënohen të paktën 12 mijë raste të dhunës policore.

Një lajm i transmetuar në emision “Kontraste”, që transmetohet në kanalin e parë të televizionit gjerman ARD, dhe i publikuar edhe në revistën “Spiegel”, i ka kushtuar vëmendje studimit që ka bërë universiteti “Bochum” në lidhje me dhunën policore në vend.

Autori i studimit, kriminalisti Tobias Singelstein thotë se në vit në Gjermani ndodhin 12 mijë raste të dhunës policore, por nga këto vetëm 2 mijë bëhen publike me ndjekjen e rasteve nga prokurorët.

Rrallë ndodh që gjykata të vendosë për dënimin e autorëve; 2% e rasteve shkojnë në gjykatë dhe vetëm në 1% të rasteve gjykata vendos për dënimin ose gjobitjen e autorëve, sqaron kriminalisti gjerman.

Singelstein thekson se përgjegjës për nivelin kaq të ulët të rasteve të zbardhura janë prokurorët, të cilët nuk duan të dëmtojnë marrëdhëniet e tyre me Policinë.

Tërheqja prej flokësh nga policët e një gruaje gjatë ndërhyrjes të shtunën në mbrëmje në një grindje në diskon “Gibson” të Frankfurtit, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj personave të tjerë e sollën sërish në fokus fenomenin e dhunës policore në Gjermani.



Lajme të ngjashme