OKB: Të paktën 600 të vdekur nga përmbytjet në Azinë Jugore

Më se 600 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar, njoftoi të dielën Farhan Haq, një nga zëdhënësit e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

OKB: Të paktën 600 të vdekur nga përmbytjet në Azinë Jugore

Haq theksoi se nga reshjet në sezonin e shirave musone në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar, janë prekur të paktën 25 milionë njerëz dhe mbi 500 mijë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, sipas medias indiane.

“Në përmbytjet që kanë ndodhur në Indi, Bangladesh, Nepal dhe Mianmar kanë humbur jetën të paktën 600 persona”, shtoi zëdhënësi i kreut të OKB-së duke theksuar se vetëm në Indi janë prekur 10 milionë njerëz nga përmbytjet.

Ai vuri në pah nevojën urgjente për ujë të pastër, materiale higjieno-sanitare dhe ushqim për fëmijët.



Lajme të ngjashme