Indonezi – Një tërmet me fuqi 4,4 ballë godet ishullin Sumba

Ishulli Sumba në provincën Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 4,4 ballë.

Indonezi – Një tërmet me fuqi 4,4 ballë godet ishullin Sumba

Sipas Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive të Indonezisë, një tërmet me magnitudë 4,4 ballë ka goditur ishullin Sumba në orën 07:24 sipas kohës lokale.

“Epiqendra e tërmetit ishte 187 km në jugperëndim të Ishullit dhe 10 km në thellësi të detit”, theksoi Agjencia.

Autoritetet vendase bëjnë të ditur se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Një tërmet me fuqi 7,5 ballë në gjirin e Palusë dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018, si dhe cunami që goditi brigjet e zonës pas lëkundjeve sizmike, shkaktoi vdekjen e 4.340 personave në Indonezi.


Fjalët Kyçe: ishulli Sumba , tërmet , Indonezi

Lajme të ngjashme