Trump: Nuk e fajësoj Turqinë për blerjen e sistemeve S-400

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump bëri të ditur se nuk e fajëson Turqinë për blerjen nga Rusia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump i bëri një vlerësim çështjes së blerjes së Turqisë nga Rusia të sistemeve S-400.

Trump theksoi se Turqia ka porositur 125 avionë luftarakë F-35 në vlerë miliarda dollarë.

“Është një situatë shumë e vështirë. Nuk e fajësojë Turqinë për blerjen e sistemeve S-400 sepse ka shumë probleme që kanë ndodhur gjatë administrimit të ish-Presidentit Barack Obama. Kjo fatkeqësi bazohet në administratën e Obamas dhe ne jemi duke e vlerësuar këtë situatë”, bëri të ditur Trump.

Në anën tjetër Presidenti i ShBA-së nuk deshi të japë detaje në lidhje me kohën e vënies në zbatim të “Ligjit të Luftës Kundër Armiqve të ShBA-së me Anë të Sanksioneve” (CAATSA) që planifikohet të zbatohet ndaj Turqisë.

Lajme të ngjashme