ShBA-ja dënoi sulmet e Rusisë dhe regjimit të Esadit në Idlib

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dënuan ashpër sulmet intensive të Rusisë dhe regjimit të Beshar Esadit ndaj vendbanimeve në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

1241583
ShBA-ja dënoi sulmet e Rusisë dhe regjimit të Esadit në Idlib

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dënuan ashpër sulmet intensive të Rusisë dhe regjimit të Beshar Esadit ndaj vendbanimeve në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus publikoi një komunikatë me shkrim në lidhje me sulmet ajrore të ndërmarra ndaj nënprefekturës Marratinnuman të Idlibit.

Duke vënë në dukje se ShBA-ja i dënon sulmet që në objektiv morën civilët, zëdhënësja Ortagus theksoi se në sulmet ajrore të Rusisë dhe regjimit të Esadit, që vazhdojnë për 3 muaj janë masakruar fëmijët dhe civilët, është destabilizuar edhe më shumë rajoni dhe janë vështirësuar edhe më shumë kushtet e jetesës e të paktën 330 mijë njerëzve.

“Këto sulme të vazhdueshme tregojnë dëshirën e regjimit të Esadit dhe aleatëve të tij për të gjetur një zgjidhje të armatosur për problemet në rajon. Këto sulme janë pjesë e dëshpërimit”, bëri të ditur zëdhënësja Ortagus.

“Megjithatë Rusia dhe regjimi me goditjet e qëllimshme të objekteve civile dhe qendrave shëndetësore që bashkëpunojnë me Kombet e Bashkuara (OKB) neglizhojnë ligjet ndërkombëtare”, bëri të ditur Ortagus, ndërsa vuri në dukje se në objektiv janë marrë qëllimisht shumë aktivistë të ndihmave humanitare, veçanërisht helmetat e bardha dhe madje edhe drejtuesit e autoambulancave.

Zëdhënësja Ortagus gjithashtu bëri të ditur se këto sulme kanë ndikim negativ në zhvillimet politike, ndërsa tha: “U bëjmë thirrje autoriteteve ruse dhe regjimit të Esadit që t’u japin fund sulmeve, të respektojnë armëpushimin e dakorduar në verilindje të Sirisë dhe të lejojnë hapjen e një korridori humanitar në këtë rajon”.

 


Lajme të ngjashme