Iran – Rouhani ndez dritën e gjelbër për negociata me SHBA-në

“Kjo qeveri nuk e ka humbur dhe s’do ta humbasë shansin për negociata”, ka deklaruar Rouhani pas mbledhjes së kabinetit të mërkurën në Teheran, cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve “IRNA”.

Iran – Rouhani ndez dritën e gjelbër për negociata me SHBA-në

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka ndezur dritën e gjelbër për negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo qeveri nuk e ka humbur dhe s’do ta humbasë shansin për negociata. Për sa kohë që do të kem përgjegjësinë për të drejtuar vendin, ne jemi gati për negociata të drejta, legjitime dhe ndershme për të zgjidhur problemet”, ka deklaruar Rouhani pas mbledhjes së kabinetit të mërkurën në Teheran, cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve “IRNA”.

Megjithatë – ka shtuar ai – ne s’do të ulemi në tavolinën e bisedimeve tërësisht të dorëzuar.

Rouhani ka theksuar gjithashtu se qeveria e drejtuar prej tij është përpjekur që prej ditës së parë të mandatit të saj për të zhbllokuar çështjet e bllokuara në fushën politike dhe ato që mund të zgjidhen.

SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 me Iranin dhe më 8 maj 2018 filloi aplikimin e sanksioneve të zgjeruara kundër tij.

Lideri suprem iranian, Ali Khamenei, gjatë takimit të tij muajin e kaluar me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, pati thënë se Teherani nuk i besonte Uashingtonit në asnjë mënyrë.

“Nuk do të ketë më kurrë një përsëritje të negociatave për shkak të përvojës së hidhur që kemi në kuadër të marrëveshjes bërthamore me SHBA-në”, qe shprehur ai.



Lajme të ngjashme