Trump: “Nuk dua të vras 10 milionë njerëz”

Donald Trump bëri të ditur që vendi i tij do të fitonte luftën brenda një jave nëse do të donte të luftonte në Afganistan, por, tha ai, “Nuk dua të vras 10 milionë njerëz”.

Trump: “Nuk dua të vras 10 milionë njerëz”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri të ditur që vendi i tij do të fitonte luftën brenda një jave nëse do të donte të luftonte në Afganistan, por, tha ai, “Nuk dua të vras 10 milionë njerëz”.

Presidenti Trump dhe Kryeministri i Pakistanit, Imrah Han në fillim të takimit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë i bënë një vlerësim gjendjes së fundit në Afganistan.

Trump tha se shpreson që me ndihmën e Pakistanit së shpejti të arrijnë në rezultate në lidhje me situatën e luftës afatgjate që vazhdon me vite në Afganistan.

“Ne nuk luftojmë në Afganistan, por jemi aty si policë. Nuk duam që të jemi policë. Në qoftë se do të donim të luftojmë në Afganistan do të fitonim këtë luftë brenda një jave, por nuk dua të vras 10 milionë njerëz. Në atë rast Afganistani do të fshihej nga faqja e dheut. Kam plane për të fituar luftën në lidhje me Afganistanin dhe Pakistani do të na ndihmojë në këtë çështje. Në këtë vend ndodhemi 19 vjet dhe kjo është një situatë qesharake”, bëri të ditur Trump.

Ai gjithashtu tha se shpreson që të arrihet në rezultate në bisedimet me talibanët, ndërsa shtoi se Pakistani do ta ndihmojë ShBA-në në këtë proces.

Ndërkaq Kryeministri i Pakistanit, Imran Han tha se një zgjidhje ushtarake nuk është e mundur në Afganistan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Miliona njerëz do të vdisnin nëse do t’i hyjmë kësaj pune në mënyrë ushtarake. Tani jemi më afër arritjes në marrëveshje në Afganistan dhe kemi nevojë urgjente për paqe në këtë vend. Pakistani ka nevojë më së shumti sepse ne jemi më të prekur”.

 


Lajme të ngjashme